Franca dhe Vietnami nënshkruajnë marrëveshje në vlerë të 10 miliardë dollarëve

26 maj 2025 | 14:42

Franca dhe Vietnami kanë nënshkruar të hënën disa marrëveshje që përfshijnë aeroplanë të kompanisë “Airbus”, pakte në fushën e mbrojtjes e fusha të tjera, me vlerë të më shumë se 10 miliardë dollarëve, përderisa presidenti francez, Emmanuel Macron, ka vizituar Hanoin në përpjekje për ta rritur ndikimin e vendit të tij në ish-koloninë franceze.

Vizita e parë formale e Macronit në Vietnam, e para nga një president francez në gati një dekadë, vjen pas kërcënimit të së premtes të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u vendosur 50 për qind taksa mallrave nga Bashkimi Evropian (BE) nga 1 qershori, edhe pse ai më pas ka shtyrë vendimin deri më 9 korrik.

Macroni ka thënë se Franca ka nënshkruar kontrata me vlerë të 9 miliardë eurove në Vietnam gjatë vizitës së tij, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në mesin e marrëveshjeve përfshihet blerja e 20 aeroplanëve të kompanisë “Airbus”, bashkëpunimi në fushën e energjisë bërthamore, në mbrojtje, hekurudha e transport detar, sipas një liste të dokumenteve që i pa agjencia “Reuters”, duke konfirmuar një raport të mëhershëm.

Gjithsej janë nënshkruar 14 marrëveshje, më pak sesa dhjetëra që ishin duke u përgatitur para vizitës, sipas pallatit presidencial francez, por një zyrtar tha se edhe disa marrëveshje të tjera pritet të njoftohen të martën.

Në deklarata për shtyp, ku nuk janë lejuar pyetje, Macroni ka ritheksuar mbështetjen e Francës për lirinë e lundrimit, çështje e rëndësishme për Vietnamin, pasi shpesh përplaset me Kinën për kufijtë e kontestuar në Detin Jugor të Kinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron ka reaguar për herë…