
Franca evakuon 101 shtetas të saj nga Izraeli
24 qershor 2025
| 12:29
Një aeroplan ushtarak që evakuonte 101 shtetas francezë nga Izraeli për në Qipro u ngrit nga Aeroporti Ben Gurion të martën, thanë autoritetet franceze.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, tha se do të pasojnë fluturime të ngjashme evakuimi.
Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se përparësi u jepet atyre me probleme mjekësore dhe humanitare. Ata që mund të udhëtojnë vetë mund të kalojnë ende në Jordani dhe Egjipt për të marrë fluturime komerciale.