Franca i jep mbështetje ministrit Tahiri për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

28 janar 2019 | 15:14

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se ka pranuar një letër nga ministrja franceze e Drejtësisë, Nicole Belloubet, nga e cila ka marrë mbështetje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

“Personat e zhdukur nga lufta në Kosovë, janë plagë e rëndë jo vetëm për familjarët por për gjithë shoqërinë tonë dhe kjo temë që rëndon mbi supet tona duhet të marrë një epilog. Në referencë të kërkesës sime drejtuar homologëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për të shtuar presionin ndaj Serbisë që të hapë arkivat dhe të jap çdo informacion në lidhje me fatin e personave të zhdukur, sot kam pranuar një letër nga Ministrja e Drejtësisë e Francës, znj. Nicole Belloubet, përmes së cilës kam marrë mbështetje të plotë dhe të tërësishme në kërkesën time”.

“Jam tejet falënderues ndaj ministres Belloubet që iniciativa ime ka gjetur mbështetje të gjerë dhe me këtë rast, sërish ftoj vendet e Bashkimit Evropian për ta trajtuar me prioritet këtë çështje të rëndësishme për shoqërinë tonë. Gjithashtu ftoj shtetin serb që të reflektojë seriozisht dhe të marrë përgjegjësitë e veta ndaj kësaj kërkese. Kjo nuk duhet parë si temë politike, por si një përkushtim mbi bazën e humanizmit, sepse është e drejtë themelore e familjarëve për të ditur mbi fatin e më të afërmeve të tyre dhe Republika e Serbisë ka përgjegjësi ndaj kësaj çështje”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Personat e zhdukur nga lufta në Kosovë, janë plagë e rëndë jo vetëm për familjarët por për gjithë shoqërinë tonë dhe kjo…

Gepostet von Abelard Tahiri am Montag, 28. Januar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Negociatorët amerikanë dhe talibanë kanë rënë dakord për strukturën e…