Franca tërheq ambasadorin nga Italia

07 shkurt 2019 | 16:01

Ministria e Jashtme e Francës ka njoftuar këtë të enjte se ka tërhequr ambasadorin e vet në Itali për konsulta pas një serie të provokimeve nga Roma zyrtare.

“Për disa muaj Franca ka qenë subjekt i akuzave të përsëritura, sulmeve të pabaza dhe deklarime të ashpra që secili i di dhe i ka në mëndje”, është thënë në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Francës, shkruan “Euronews”.

Më tej thuhet se dyshohet që sulmet kanë “qenë të paprecedenta që nga përfundimi i luftës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj nuk do të…