François Bayrou, kryeministër i ri i Francës

13 dhjetor 2024 | 13:24

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar të premten politikanin e qendrës, François Bayroun si kryeministër të ri, ka thënë Pallati Elysee, vetëm një javë pas rënies së `everisë paraprake.

Të mërkurën e kaluar, opozita e ka rrëzuar `everinë e ish-kryeministrit konservator, Michel Barnier, për shkak të mospajtimeve për buxhetin, ndonëse ka qenë vetëm tre muaj në zyrë.

Franca është në ngërç politik pasi zgjedhjet e mbajtura në qershor dhe korrik nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat të qartë.

Ndërkohë, shteti është duke u përballur me situatë kritike në ekonomi, sidomos për shkak të rritjes së borxhit publik dhe deficitit të madh buxhetor.

Partitë opozitare kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Macronit në gjithë këtë krizë ekonomike dhe politike, pasi buxheti për vitin 2025 ende nuk është miratuar.

Por, Macroni ka refuzuar të japë dorëheqje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton, 7 herë kampioni i botës në Formula 1,…