Fshati Carravranë i Malishevës, vendi ku unë jetoj

18 nëntor 12:03

Shkruan: Adelina Berisha

I takoj një vendi me traditë bujare, i njohur me bukuri natyrore. Pozita gjeografike ku jetojmë në një rreth të Malishevës është i mbuluar më bjeshkët e larta të Zatriqit dhe me bjeshkët e ulëta të fshatit tonë. Fshati ynë ishte quajtur Carravranë, e që jemi fshat me dy emra, emri i ri Gurbardh. Në vitin 1991 fshatarët vendosën ta ndryshojnë emrin e fshatit sepse dyshonin në emër të sllavizuar me hile dhe pastaj vendosën ta emëronin Gurbardhë. Emri është marrë nga shkëmbi i bardhë, që gjendet në trevat e fshatit tonë. Ka rreth 1500 banorë që jetojnë në të, ku të gjithë jemi vëllezër të një fisi të thirrur me mbiemrin Berisha.

Për nga bukuritë natyrore kur flasim kemi dy burime të quajtura Vrella dhe Jama. Një ujë i bukur që rrjedh nga shkëmbi, si ujvarë ndan një lum të vogël mes fshatit. Ky ujë i burimit në kohërat e hershme shfrytëzohej për pirje dhe për higjienen në familje, sepse në kohërat e hershme mungonin puset (Bunaret). Kjo trevë kishte vetëm një pus (Bunar) që quhej në emër të gjyshërve, bunari i Islamit. Atëherë vajzat dhe gratë  rreshtoheshin për t’u furnizuar me ujë. Kurse sot duke ju lidhur jetës së re gëzojmë ujësjellësin dhe pothuajse të gjithë familjet e kanë ujin nëpër shtëpitë e tyre. Gjithashtu kemi edhe një bukuri tjetër të një shpelle që quhet shpella e Pribojës apo shpella e Gurbardhit. Në brendësi të saj gjenden disa figura të ndryshme që kanë qenë të gdhendura nëpër muret e shpellës. Kjo shpellë ka qenë strehim i shumë luftërave.

Fshati ka një natyrë që gjallërohet me blegtori dhe bujqësi, ku fshatarët e donin bujqësinë dhe blegtorinë, dhe jetonin nga djersa dhe mundi që e bënin në këto dy veprimtari. Në natyrën ku jetojmë gjendet edhe mrizi i vjetër, ku pushonin bagëtia ndër të, që me atë bukuri që ka, aq e mallëngjyeshme për njeriun që ta bëjë një pjesë pushimi në të. Që sot e kësaj dite gëzon vlerën e saj. Para lufte kanë qenë edhe dy mullinj ku gjyshërit tanë e kanë bërë bluarjen e misrit dhe të grurit, ku bluarja bëhej me rend 24 orë në familje. Buka përgatitej  për një muaj, por për fat të keq gjatë luftës u rrënuan mullinjtë të cilët ja shtonin bukurinë dhe gjallërinë fshatit.

Ky pra është fshati im Gurbardhi, një vend i vogël, me banorë pak, por me një të kaluar historike. Po ashtu edhe me shumë bukuri si: shpella, mrizi, ujëvarat, livadhet, etj.

Bashkangjitur janë disa foto të shkëputura nga fshati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush…