FSK-ja merr medaljen e argjendtë në garën ‘Cambrian Patrol’ në Britani

09 tetor 2025 | 16:00

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është dekoruar me medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe.

Lajmin e ka bërë me dije ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“FSK-ja në një nga garat më sfiduese në botë ‘Cambrian Patrol’ të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, arriti të dekorohet me medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës. Ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore gjatë garës ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë duke arritur Medaljen e Argjendtë. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukses pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare”, ka thënë Maqedonci.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, e ka lënë të hapur…