FSK-së i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore
10 shtator 2022
| 09:53
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore.
“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit”.
“Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade”, ka shkruar Mehaj.



