Fuqitë evropiane nuk mund ta luajnë më rolin e njerkës ndaj shqiptarëve

11 korrik 2020 | 08:03

Shkruan: Bujar Berisha New York

Gjatë një sesioni të Kongresit të Berlinit, Kryeministri gjerman Bizmarku iu drejtua delegacionit italian me fjalët: “Përse po ankoheni? Ja ku i keni tokat shqiptare, shkoni dhe merrini”! Pra, edhe pse fqinjët tanë arritën që ta kenë një sponsor (përkrahës) që në fillimin e krijimit të principatave të tyre nga Lindja apo Perëndimi, zari për të ardhmen e popullit tonë ishte hedhur, dhe pasojat e politikës diskriminuese dhe raciste herë nga një fuqi, e herë nga një ideologji, edhe pse me një konotacion tashmë tëzbutur, vazhdojnë ende. Ra Perandoria Turke, dhe gjatëasaj lufte palët ndërluftuese prapë përdorën për “kusur” tokat tona. Ironia më e madhe gjatë atyre ditëve shumëtë vështira për popullin tonë ishte se Qeveria e atëhershme turke në njërën anë na thoshte që tëluftonim për t’i mbrojtur tokat tona, e në anën tjetër uthoshte bullgarëve dhe të tjerëve që të largohen sa mëlarg nga Stambolli dhe si këmbim do i jepte po ato toka tona për të cilat iu thoshte baballarëve tanë në hendeqe që të “mbahen” kundër armiqve sllavë, etj.

U shkatërruan edhe perandori të tjera dhe filluan fillet e fashizmit dhe ideologjive të tjera. Para se Musolini tëtriumfonte dhe kurorëzohej si “perandor i ri romak” deklaroi: “Krejt çka rrahin valët e Adriatikut i takojnëItalisë”. U shpalos edhe traktati i fshehtë i Londrës nga sovjetikët. E para publikimit të këtij traktati famëkeq gjatë demarkimit të kufirit në mes të fqinjëve dhe atyre tokave që do mbeteshin në Shqipëri, ndër të tjera, fuqitë evropiane “nuk munden që ti rezistonin presionit serb”, dhe kështu kufiri i cili tashmë ishte vendosur që të jetë përgjatë lumit Erenik, u zhvendos përgjatë majave të alpeve tona sepse serbët “argumentonin” se ata “do të sulmoheshin nga shqiptarët!”.

Në prillin e 1939-ës Shqipëria iu “la ujqërve”, dhe sikur kjo qasje të mos mjaftonte nga Londra, nuk u pranua qeveria jonë në ekzil siç u pranuan ato tëAthinës, Beogradit, etj., e për t’i shtuar “insult to the injury (fyerje të të plagosurit), Londra zyrtare nëdhjetorin e 1942-ës deklaroi se pas luftës kufijtë e Shqipërisë “do të rishikohen”!

U “dogjën” edhe ata në anën tjetër të frontit: Oficerët gjermanë e quajtën “çmenduri” kërkesën e XhaferDevës për mijëra pushkë, automatikë dhe mjete tjera luftarake për mbrojtje nga sllavët. U dogj edhe Gani beg Kryeziu. Londra “nuk arriti”, që ta shpëtonte edhe pse ai kishte luftuar kundër gjermanëve.

Për të mos t’u hyjë në hak fuqive të kontinentit tonëdhe për shkak të objektivitetit, sociologët tanë ende nuk kanë mundur që të shpjegojnë se përse liderët tanëgjatë historisë sonë më të re vazhdojnë që të tregohen super-altruistë me pasuritë tona kombëtare dhe në tënjëjtën kohë të jenë tejet të kënaqur “me çifligun e tyre”: Ahmet Zogu dorëzoi thesarin e Shën Naumit,Enver Hoxha kishte mundësinë që edhe pse nuk i donte shqiptarët e Kosovës brenda, së paku të merrte Ulqinin dhe territoret e tjera rreth Shkodrës. Sali Berisha krejt panevojshëm iu dha mundësinë grekëve që tëpërfitojnë pjesë të pasurive të detit tonë. Kjo prirje vazhdon në “Shqipërinë andej Drinit”, shkuan mijëra hektarë tokë në Debëllde, Çakorr

Afganistani i Evropës

Qarqe dashakeqe dhe ato antishqiptare në Bruksel,popullit tonë ia kanë vënë nofkën “Afganistani i Evropës”. Një pjesë tjetër e politikanëve atje dhe nëqendrat e tjera, kur ballafaqohen me fakte-ndryshojnëmendimin duke u bërë aleat të së vërtetës. Dhe sëfundit janë grupi i të ndriturve të cilët i shtyjnë me sinqeritetin më të madh interesat tona strategjike.Duket qartazi se rryma e dashakëqijve në këtë moment është në përparësi. U harruan të bëmat diskriminuese tëMogherinit, dhe u emëruan ministër i Jashtëm miku i flaktë i serbëve, spanjolli J. Borell dhe i dërguari bizantin Lajçak. Tani, emërimi i këtyre dy zyrtarëve nga ana e Brukselit në zemrat e të cilëve vlon flaka antipavarësi në rastin më të mirë është diskriminim e në rastin më të keq është racizëm i pastër.

Kambanat bien për ata që “kanë vesh”, thotë populli. Andaj e vetmja rrugë që ne të dalim nga kjo “dergjë” faqebardhë është që nënvlerësimin që këto qarqe shpalosin ndaj nesh ta kthejmë në përparësi duke caktuar (në mes tjerash) një president të kalibrit botëror, i cili apo e cila do t’i neutralizonte prirjet diskriminuese ndaj nesh, qe më shumë se një shekull.

Ne ende nuk shohim një qasje sinqeriteti për nevojat tona strategjike nga qendrat e vendosjes në Evropë, siçe bënë gjermanët me grekët pas pavarësisë, apo me kroatët para disa dekadave, rusët dhe francezët me serbët, etj. Austriakëve ju jemi mirënjohës, por ata nuk mundën që t’i mbronin territoret tona vitale.

Për hir të së vërtetës, gjërat janë në një nivel më pozitiv karshi interesave tona afatshkurta dhe afatgjatë. Dalja e britanikëve nga UE krijon një mundësi të mirë që në tëardhmen të kemi një aleat domethënës. Edhe Parisi nuk është ai që ka qenë para një shekulli. Por, mbi të gjitha,Berlini dhe Parisi duhet që të kuptojnë se në Ballkan populli shqiptar dhe elita e tyre për dallim nga fqinjët shikojnë të njëjtën prizëm optike-Perëndimin dhe vlerat e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka bërë me…