Futbollisti nga Guinea përforcon Dukagjinin

23 korrik 2021 | 15:27

Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka vazhduar me përforcime edhe të premten.

Futbollisti nga Guinea, Moriba Tokpa Lamah është lojtari me i ri që e përforcon skuadrën që edicionin e ri do të bëjë gara në Superligë.

“Futbollisti nga Guinea, Tokpa Moriba, është sulmues dhe vjen nga futbolli turk, ku ishte aktivizuar te grup-moshat e Denizlispor U19. I lindur më 30 dhjetor 2000, njëzet vjeçari ka arritur që në vitin 2020 në kampionatin e grup-moshave U19  t’i realizojë nëntë gola në njëzetekatër paraqitje”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjini.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së fundi, njëri ndër të akuzuarit nga Gjykata Speciale, z.…