Futbollisti Peci pësoi frakturë në hundë, KF Llapi thotë se gjendja e tij është stabile

09 maj 2025 | 10:57

Klubi Futbollistik Llapi ka bërë të ditur se futbollisti i tyre, Lulzim Peci, ka pësuar frakturë në hundë gjatë ndeshjes së sotme kundër FC Ferizaj, pas një goditjeje me dorë të hapur nga lojtari kundërshtar Abdeen Abdul.

Si pasojë e goditjes, Peci ka pësuar gjakderdhje dhe komplikime, çka ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor, transmeton klankosova.tv.

Pas përfundimit të ndeshjes, KF Llapi bën të ditur se ai është transportuar me autoambulancë drejt QKUK-së, ku ka kryer ekzaminime të detajuara, përfshirë CT të kokës.

Gjendja e futbollistit është aktualisht stabile, ndërsa pranë tij po qëndrojnë anëtarët e klubit, stafi mjekësor dhe bashkëlojtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e betuar e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Hykete Bajrami…