Futi me forcë një person në makinë, arrestohet i dyshuari në Tiranë (Video)

25 qershor 2025 | 16:23

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka arrestuar një 34-vjeçar pasi e kishte futur me forcë në automjetin e tij, një qytetar tjetër.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se me të marrë informacionet zyrtarët policorë dolën për të hetuar rrethanat e rastit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë”.

“Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftim.

Në fund shtohet se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskyy janë…