
Galatasaray, gati të paguajë 66 milionë euro për Osimhenin
06 maj 2025
| 12:50
Arabia Saudite dhe klubet e mëdha angleze po ushtrojnë presion, por Galatasaray nuk heq dorë dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbajtur sulmuesin aktualisht golashënuesin më të mirë të Superligës turke.
Sipas raportimeve të “Fanatik”, klubi i Stambollit është i gatshëm të derdhë 66 milionë euro në arkat e Napolit nëse Victor Osimhen vendos të qëndrojë në Turqi, ku po kalon një sezon fantastik, duke tejkaluar statistikat e tij në vitin e titullit me Napolin.
Në fillim të sezonit, mes dy klubeve është arritur një marrëveshje huazimi prej 9 milionë eurosh për sulmuesin nigerian, ndërkohë që kostoja totale e transferimit të tij është 75 milionë euro. Kështu, operacioni final do të arrinte në 66 milionë euro.