
Galatasaray nuk heq dorë nga transferimi i Shaqirit
23 dhjetor 2019
| 10:33
Klubi i madh turk, Galatasaray, është gati ta bëjë të pamundurën për transferimin e sulmuesit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.
Sipas mediumit turk “Fanatik”, drejtuesit e Galatasarayit janë të sigurt se mund ta transferojnë reprezentuesin e Zvicrës në Turqi muajin e ardhshëm. Galatasaray shpreson ta marrë yllin shqiptar në një huazim fillestar gjashtëmujor, pastaj në verë ta shohë nëse është e nevojshme blerja përfundimtare.
Ky transferim nuk do të jetë i lehtë që të realizohet për faktin se Shaqiri ka konfirmuar disa herë se nuk do të largohet nga Liverpoooli.