Gani Geci i quan ‘kondoma’ të LV-së zyrtarët e partisë ‘Guxo’

17 nëntor 2025 | 13:14

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka kritikuar ashpër zyrtarët e partisë “Guxo”.

Ai ka përdorur ndaj tyre një term fyes, duke thënë se ata janë “kondoma” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Geci ka shkruar në “Facebook” se populli tani ka filluar të kupton se kush janë këtë zyrtarë.

“Që 6 vjet kam filluar me shpjeguar që LV-ja dhe PDK-ja janë krejt të njëjtë. PDK-ja e viteve 1999-2004 është e njëjtë sikur kjo LV-ja e viteve 2019-2025. Edhe më të këqij se këto dy palë janë këta ‘kondomat’ e LV-së që i thonë vetit ‘GUXO’. Tani ka filluar me e kuptuar edhe populli kush janë këta komunistë, bashkë me këtë neokomunistin me prejardhje nga Cerrnagorja dhe Dejonën Mihajli me prejardhje nga Greqia. Dalë-ngadalë do ta kuptojnë të gjithë”, ka shkruar Geci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albian Hajdari ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes…