
Gashi: Brenda tri ditësh dihet a do të ketë stabilitet apo zgjedhje të reja
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se tri ditët vijuese, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, janë tregues se në cilën rrugë do të shkojë Kosova, drejt stabilitetit, apo zgjedhjeve.
“Unë mbetem i bindur se Gjykata Kushtetuese duhet të riafirmojë parimin demokratik të vendimmarrjes nga shumica. Ajo duhet të rikthejë normalitetin institucional duke: I dhënë kohë të arsyeshme (30 ditë) partisë apo koalicionit të parë të përpiqet të zgjedhë Kryetarin/e e Kuvendit; Nëse nuk ka sukses, atëherë mundësia t’u kalojë deputetëve të Kuvendit që të zgjedhin një kandidaturë tjetër; Nëse dështon edhe kjo fazë, atëherë Presidenti/ja, në përputhje me nenin 84.2 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh”, ka shkruar në Facebook Gashi.
Postimi i tij në Facebook:
Show i fundit para vendimit të madh.
Vetëm edhe 3 ditë kanë mbetur deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të shpallet para se të skadojë masa e përkohshme që ka pezulluar çdo veprim të mundshëm të Kuvendit. Brenda këtyre tri ditëve do të kuptohet se kah do të ecë Kosova: drejt stabilitetit institucional, apo drejt zgjedhjeve të reja.
Unë mbetem i bindur se Gjykata Kushtetuese duhet të riafirmojë parimin demokratik të vendimmarrjes nga shumica. Ajo duhet të rikthejë normalitetin institucional duke:
1. I dhënë kohë të arsyeshme (30 ditë) partisë apo koalicionit të parë të përpiqet të zgjedhë Kryetarin/e e Kuvendit;
2. Nëse nuk ka sukses, atëherë mundësia t’u kalojë deputetëve të Kuvendit që të zgjedhin një kandidaturë tjetër;
3. Nëse dështon edhe kjo fazë, atëherë Presidenti/ja, në përputhje me nenin 84.2 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
Demokracia nuk duhet të bllokohet. Shumica vendos. Kushtetuta udhëzon. Institucionet duhet të funksionojnë.