
Gashi: Gara në Prishtinë mes LDK-së dhe PDK-së, kandidati i VV-së pa interes për qytetarët
Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar në Debat Plus se zgjedhjet lokale në Prishtinë pritet të zhvillohen kryesisht mes dy kandidatëve kryesorë: Përparim Rama nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK.
Sipas tij, këtë herë situata është ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, pasi kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku nuk po zgjon interes te qytetarët e kryeqytetit.
“Gara do të jetë mes LDK dhe PDK-së, gara serioze… Kësaj radhe e kemi një situatë krejt tjetër, kandidati i VV-së komplet jo interesant pr pjesën e qytetarit të Prishtinës. Ministria që e ka udhëheq nuk është e ngjashme me atë që ka pas Arben Vitia dhe rolin që ka pas në atë kohë, pandemia. Dhe fakti, që kandidati i VV-së është një djalë nga Prizreni, e zakonisht qytetarët dojnë me votu në qytet të vet dikë që kanë jetuar me të. Ose së paku që ka një lidhje më të fort me qytet”, ka thënë Gashi.