Gashi: Po shndërrohemi në shtet të dështuar për shkak të ambicieve të shfrenuara për pushtet

07 korrik 2025 | 14:52

Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar, për shkak të mungesës së kompromisit dhe dialogut politik.

Sipas tij, situata aktuale politike është thelluar nga paaftësia për marrëveshje, egot personale dhe ambiciet për pushtet.

“Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar për shkak të paaftësisë për kompromis, mungesës së dialogut politik, egove personale dhe ambicieve të shfrenuara për pushtet. Kompromisi është urgjencë kombëtare. Nuk ka më kohë për të humbur”,  ka deklaruar Gashi përmes një postimi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani është shumë pranë kompletimit të goditjes së tretë në…