
Gazetari austriak: Njëri nga terroristët në Austri ka rrënjë shqiptare
03 nëntor 2020
| 08:53
Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në “Twitter”, ka shkruar se njëri nga terroristet e sulmit të së hënës në Austri ka rrënjë shqiptare.
Përmes një postimi në “Twitter”, ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak. Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët që deshën të shkonin në Siri, porse ishte penguar të shkojë. “Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S. Lindi në vitin 2000. Është 20 vjeçar. Ka lindur dhe është rritur në Vjenë. Ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizmit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte një nga 90 islamistët që deshën të shkonin në Siri”, ka thënë ai.