Gazetari zbulon mesazhin që Ronaldo ia ka shkruar pas intervistës

20 nëntor 2022 | 15:28

Cristiano Ronaldo është kritikuar pas një interviste të diskutueshme që i dha gazetarit Piers Morgan.

Ndër të tjera, ylli i Manchester United,  ka kritikuar Erik ten Hag dhe drejtuesit e klubit, si dhe ka thënë se ai po përjashtohet.

Pavarësisht kritikave të mëvonshme, Cristiano Ronaldo ndihet mirë. Piers Morgan ka folur për këtë.

“‘Gjithçka është mirë’, më ka shkruar ai të premten kur mbërriti në Katar për Kupën e Botës”, ka shkruar  Morgan për “The Times”.

Në Botëror, Kombëtarja e Portugalisë me Cristiano Ronaldon do të luajë në të njëjtin grup me skuadrat e Ganës, Uruguait dhe Koresë së Jugut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Firma e energjisë bërthamore e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse…