GBKNH organizoi vizitën e parë zyrtare të delegacionit të Kosovës në Perëndim

27 dhjetor 2023 | 16:35

Veprimtaria lobiste dhe diplomatike e LPK-së në vitet 1987-1994 / Kumtesë në kuadër të simpoziumit shkencor, me rastin e shënimit të 40-vjetorit të LPK-së  (3)

Shkruan: Fatmir Lekaj, politolog

Në vitin 1988, me instruksionet dhe këshillat e Berit Backerit dhe Nufri Lekës (dhe me ndihmën e bashkëfamiljarëve të Nufriut në Kosovë), ka udhëtuar dhe është pritur në mënyrë të fshehtë në Kosovë, gazetarja dhe politologjia norvegjeze Gro Holm. Gjatë qëndrimit në Kosovë ajo ka mbledhur informata në lidhje me përpilimin e një raporti për gjendjen e jashtëzakonshme sociopolitike në Kosovë. Vlen të përmendet se Gro Holm është bashkëshortja e Kai Eides që ka vlerësuar standardet për Kosovën pranë OKB-së, 17 vjet më pas, dhe në kuadër të propozimeve të tij pranë OKB-së, ka hapur rrugën për zgjidhjen e statusit të Kosovës në drejtimin e pavarësimit të Kosovës.
Për më tepër, vlen të theksohet se GBKNH ka iniciuar, (para shembjes së murit të Berlinit), veçanërisht me ndihmën e Berit Backerit dhe Kristoffer Gjøtterudit ka arritur ta bindë Federatën Ndërkombëtare të Helsinkit dhe Helsinki Watch Amerikan (Human Rights Watch), që një delegacion i përbashkët i specialistëve në fushën e të drejtave të njeriut të udhëtojë me misionin për ta vëzhguar situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Duke insistuar se te shtetet perëndimore ishte një përshtypje e gabuar për Jugosllavinë, që e dallonin “si më e mira ndër më të këqijat” krahasuar me shtetet e tjera autoritare dhe totalitare në Evropën Lindore kur ishin në pyetje të drejtat e njeriut, në veçanti kur ishin në pyetje të drejtat e njeriut në Kosovë. Rrjedhimisht, një delegacion i përbashkët i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit dhe Helsinki Watch Amerikan (Human Rights Watch), i drejtuar nga Berit Backer dhe Kristoffer Gjøtterud, udhëtoi në Kosovë në shtator 1989 (para shembjes së murit të Berlinit), ndërsa në janar të 1990-s botohet raporti i parë për situatën në Kosovë nga ky delegacion i përbashkët i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit dhe Helsinki Watch Amerikan, përkatësisht nga autori Kenneth Andersson, me titull “…Crisis in Kosovo”. Në vazhdën e këtij misioni, GBKNH inkurajoi dhe mbështeti themelimin dhe veprimtarinë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë (KMDLNJ) dhe të Komitetit të Helsinkit në Kosovë nëpërmes bashkëpunimit konkret në mes të Berit Backerit dhe Gazmend Pulës. Ky komitet u themelua në muajin prill 1990 në krye me Gazmend Pulën (kryetar), Ekrem Beqirin (nënkryetar), Agni Dikën (sekretar) dhe anëtarët: Shkëlzen Maliqi, Veton Surroi, Arbër Xhaferi, Drita Mekuli, Muhamedin Kullashi etj. Ndërsa KMDLNJ u themelua në fundvitin 1989 (ku anëtar themelues ishte edhe Gazmend Pula) dhe u udhëhoq, fillimisht nga Bajram Kelmendi, Zekeria Cana, Zenun Qelaj etj. Më pastaj u shtua veprimtaria e këtij këshilli nën udhëheqjen e simbolit të rezistencës kombëtare dhe të drejtave të njeriut, Adem Demaçi, i cili u lirua nga burgu më 21 prill 1990. Në këtë vazhdë, Adem Demaçi lidhi bashkëpunim të ngushtë me përgjegjësin e GBKNH-s, Nufri Lekën. Gjithashtu, që nga takimi i tij i parë personal në Norvegji me Berit Backerin, rezultoi një respekt i ndërsjellë në mes tyre, veçanërisht një bashkëpunim substancial në veprimtarinë e tyre për të drejtat e njeriut. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, që shërbente si një bazë e fortë “për njohjen e realitetit në Kosovë” nga ana e diplomacisë perëndimore, e kishte peshën e vet të rëndësishme sepse udhëhiqej nga simboli i rezistencës së shqiptarëve për liri dhe barazi, Adem Demaçi, ndërsa Berit Backeri me diturinë dhe nëpërmes kontakteve të saj kudo në Evropë, ndikoi që ky “realitet” të shpërndahet më thellë në strukturat e pushtetit të shteteve perëndimore. Kjo pati ndikimin e vet të rëndësishëm edhe për kyçjen e drejtpërdrejtë dhe veçanërisht për promovimin e meritueshëm të Adem Demaçit në kuadër të Procesit të Helsinkit, si simbol i të drejtave të njeriut, që rezultoi edhe me mirënjohjen e tij me çmimin Sakharov (1991), në këtë vazhdë me mirënjohje të tjera, duke përfshirë çmimin Leo Eitinger (1995). Me të drejtë Adem Demaçi e quante Beriten, Merita, dhe porosiste që të gjithë shqiptarët ta quajnë me këtë emër,
siç zakonisht e thërriste Baca Adem: Merita e shqiptarëve.

Shih në vijim faksimilen, përkatësisht fotografinë e kopertinës së raportit të pjesëtarëve të delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit (përfshirë pjesëtarët e Helsinki Watch.

Amerikan dhe të Komitetit Norvegjez të Helsinkit), me një pjesë të falënderimit për Berit Backerin dhe Kristoffer Gjøtterudin etj., në hyrje të këtij raporti (acknowledgements). Po ashtu, shih faksimilen tjetër në vijim si një ndër dëshmitë se GBKNH në vazhdimësi mbështeti KMDLNJ:

No description available.

No description available.

Gjithashtu vlen të theksohet se në vazhdën e zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë pas shembjes së murit të Berlinit, GBKNH (duke marrë parasysh se një ndër pikat kyçe të veprimtarisë në kuadër të Procesit të Helsinkit ishte inkurajimi dhe promovimi i forcave opozitare nën regjimet shtypëse), menjëherë pas themelimit të LDK-së e organizoi vizitën e parë zyrtare të delegacionit të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën në Perëndim, përkatësisht në Oslo, me nisje nga Oslo më 14-18 shkurt 1990. Delegacioni ishte në përbërje nga Ibrahim Rugova, kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëlzen Maliqi, kryetar i partisë Social-Demokrate të Kosovës, dhe Nufri Lekaj në cilësinë e përfaqësuesit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të cilët u takuan me disa personalitete të rëndësishme shtetërore dhe kulturore norvegjeze. Në vazhdën e kësaj vizite të delegacionit të Kosovës në Oslo dhe me nisje nga Oslo, GBKNH, nëpërmes kontakteve që kishte Berit Backer, Kristoffer Gjøtterud etj., ka lobuar që t’i hapen dyert udhëheqësit të lëvizjes paqësore të Kosovës, Ibrahim Rugovës, nga politikanët perëndimorë, me qëllim të faktorizimit të Kosovës në bashkëveprimin ndërkombëtar. Vlen të përmendet se Kristoffer Gjøtterud ka qenë një shkencëtar i mirënjohur norvegjez në lëmin e fizikës bërthamore-nukleare, njëkohësisht i interesuar për epistemologjinë dhe metafizikën, në kuptimin e ndërlidhjes në mes të besimit, fesë dhe shkencës etj., së këndejmi ashtu veprimtar i mirënjohur ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut në kuadër të Procesit të Helsinkit. Me fjalë të tjera, një personalitet shumë i nderuar dhe me ndikim, përveç të tjerash, kryetar i Komitetit për Hebrenjtë e Bashkimit Sovjetik, që nga viti 1982 (veçanërisht i përkushtuar për shkencëtarët hebrenj, të cilëve iu vështirësohej dhe ndalohej udhëtimi jashtë Bashkimit Sovjetik). Gjithashtu, ka qenë bashkëpunëtor i Grupit të Helsinkit të Moskës (Moscow Helsinki Group), i themeluar në vitin 1976, nga veprimtarët e mirënjohur rusë për të drejtat e njeriut, përkatësisht fizikani dhe nobelisti Andrej Sakharov, historiania Ljudmila Aleksejeva, fizikani Jurij Orlov etj. Rrjedhimisht, Kristoffer Gjøtterud, me këtë prapavijë dhe ndikimin që kishte në kuadër të Procesit të Helsinkit etj., e ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për Kosovën, sidomos si pjesë e udhëheqjes dhe si veprimtarë i GBKNH-s. Gjithashtu, vlen të përmendet se gjatë një takimi/tubimi të hapur në Komitetin Norvegjez të Helsinkit më 17.02.1990 (ku edhe tekstshkruesi i kësaj kumtese ishte i pranishëm), Ibrahim Rugova gjatë fjalimit të tij shprehi publikisht konsideratën e tij më të lartë për Kristoffer Gjøtterud.
Vlen të theksohet se sa i përket vizitës së parë zyrtare në Perëndim më 14 – 18 shkurt 1990, të delegacionit të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën (përkatësisht në Oslo, me nisje nga Oslo), gjatë një interviste në emisionin Fakte të Adnan Merovcit, të publikuar më 18.01.2022, në lidhje me temën Kosova në dekadën para çlirimit 1988-1989 (e cila intervistë mund të përcillet në këtë nyje: https://www.youtube.com/watch?v=Sbn_tAwjTLc ), Shkëlzen Maliqi gjatë kësaj interviste, ka folur edhe për këtë vizitë, ku përveç tjerash thotë se gjatë kësaj vizite të parë zyrtare të Ibrahim Rugovës dhe të tij në Perëndim, e ka vënë re se i ka survejuar shërbimi sekret jugosllav (UDB), dhe se për këtë arsye i ka ndaluar gjatë kthimit në Jugosllavi dhe me këtë rast Ibrahim Rugovën e ka marrë në pyetje më gjatë. Ky kërcënim i UDB-s ndaj Ibrahim Rugovës, me gjasë të madhe, ka pasur të bëjë se UDB, e ka parë si gjë shumë të rrezikshme bashkëpunimin/unifikimin e faktorit politik shqiptar të Kosovës në mes LPK-së dhe LDK-së etj. (edhe pse organizatorët e kësaj vizite u përpoqën ta realizojnë këtë vizitë pa publicitet të madh), njëherësh duke e marr parasysh se UDB në vazhdimësi e ka luftuar bashkëpunim/unifikimin e forcave në mes LPK-së dhe LDK-së etj., meqë e konsideronte këtë bashkëpunim/unifikim si rrezik për humbjen e tërësishme të mundësisë që të mund të mbaj kontrollin mbi Kosovën vetëm me mjete politike dhe policore, dhe pa mjete ushtarake. Për më tepër, kjo vizitë ndodhi / koincidoi me një nga demonstratat e LPK-së në Oslo më 17 shkurt 1990 ku, përveç të tjerash, u rishpreh indinjata ndaj qeverisë serbo-jugosllave për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, dhe u ripërsërit kërkesa për Kosovën Republikë.

Në vijim, janë dy faksimile, njëra faksimile/dokument dëshmon se GBKNH, në kuadër të veprimtarisë së vet, përveç të tjerash, e organizoi edhe vizitën e parë zyrtare të delegacionit të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën në Perëndim, më 14-18 shkurt 1990, përkatësisht në Oslo, me nisje nga Oslo. Faksimilja/dokumenti tjetër, dëshmon për organizimin e demonstratës në Oslo, më 17 shkurt 1990).

No description available.

No description available.

LËVIZJA POPULLORE PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS – LPRK

Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë,
më 17.02.1990
7. juni. pl. OSLO
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës v / N.R.L
Sogn Student by P. B 2119
0858 Oslo 8

Sot, me datë 17.02.90, ne shqiptarët nga Krahina e Kosovës – Jugosllavi, demonstrojmë kundër Qeverisë (serbo)-jugosllave që po atakon politikisht dhe kulturalisht shqiptarët në Jugosllavi.
Vitin që shkoi Kosovës iu suprimua autonomia (me të gjithat që ajo përmbante) dhe, sipas Kushtetutës së re të imponuar, shqiptarët e Kosovës definohen si minoritet, edhe pse 90 % të popullit të Kosovës janë shqiptarë.
Qeveria norvegjeze proteston kundër situatës në Kinë, Bashkimin Sovjetik, Rumani, Izrael
etj
Tashmë qeveria norvegjeze duhet të marrë një qëndrim të qartë kundër mënyrës së vepruarit
të qeverisë (serbo)-jugosllave në lidhje me situatën e përgjithshme në Kosovë.
Gjatë këtyre ditëve Qeveria e Beogradit është duke përdorur forcat speciale policore, helikopterët ushtarakë, tanket, duke përfshirë organizimin e demonstrative të shovinistëve serbë kundër shqiptarëve, me brohoritjet: “Armë, armë”, “Të gjithë shqiptarët në burg”, “I duam rusët”, “Vdekje shqiptarëve” etj.
Fatkeqësisht, shumë fëmijë dhe të rritur shqiptarë janë vrarë, qindra janë plagosur, mijëra janë burgosur, shumë janë përjashtuar nga puna.
Shqiptarët kërkojnë demokraci, zgjedhje të lira, system shumëpartiak, lirimin e të burgosurve politikë, dhe Republikë për Kosovën në kuadër të Federatës Jugosllave.
Vitin që shkoi Këshilli i Evropës, Kongresi Amerikan, Federata e Helsinkit, Amnesty Internacional dhe shumë qeveri dhe institucione protestuan ndaj Qeverisë (serbo)-jugosllave, sepse nuk po i respekton të drejtat dhe liritë e njeriut, veçanërisht në Kosovë.

Ne ju lutemi që edhe ju të veproni njëjtë. Me përshëndetje të përzemërta,
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës Nufri R. Lekaj

Në vazhdën e zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë në vitin 1990, GBKNH organizoi vizitën me nisje nga Oslo të delegacionit të Kuvendit të Kosovës pas shpalljes së Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës (Muharrem Shabani, Bujar Gjyrgjeala, Skënder Skënderi). Para dhe pas kësaj vizite, GBKNH, loboi/komunikoi me korrespondencë të ndërsjellë me Parlamentin Evropian etj., duke kërkuar mbështetjen për delegatët e Kuvendit të Kosovës. Si dëshmi për këtë, shih në vijim një foto dhe dy faksimile/dokumente:

No description available.

No description available.

GBKNH mbështeti edhe veprimtarinë e sindikatave të Kosovës, në krye me Hajrullah Goranin, që morën një lloj forme të Solidarnostit polak dhe prinin në kundërshtimin e regjimit serb. Konkretisht kjo mbështetje u ndërlidh kur Dukagjin Gorani vizitoi disa qendra evropiane, duke përfshirë Oslon si pjesë e lobizmit të koordinuar nga Ibrahim Kelmendi (dhe qëndroi për disa ditë te Nufri Lekaj në Oslo). Në fakt, u arritën disa rezultate për ndërkombëtarizimin e kësaj çështje; takime me sindikatat norvegjeze etj., edhe në kuptimin se njeriu i dytë i Solidarnostit polak, Bogdan Karunda, ka folur në një konferencë në Oslo për shtypjen e klasës punëtore në Kosovë. Gjithashtu, një pjesë e konsiderueshme e bashkatdhetarëve në Norvegji mblodhën ndihma financiare për sindikatat e pavarura të Kosovës.
GBKNH ndihmoi edhe në promovimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Evropë, (gjatë të ashtuquajturit Udhëtimi Evropian, më 20-25 gusht 1990, në Kopenhagë, Malmo, Oslo, Gjenevë, Cyrih, Bruksel), duke përfshirë edhe organizimin e konferencës në Oslo për Josef Diogardin, Osman Osmanin, Mehdi Hajdarin etj. Konferenca përfshiu edhe përfaqësuesin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë (KMDLNJ), Zekeria Canën.

Shih në lidhje me këtë në vijim një faksimile/dokument dhe një foto:

No description available.

Fusnotat i ka hequr redaksia / Vijon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SAMI PLLANA, shpall te pavleshme deftesat dhe diplomen e shkollës…