Genoa insiston për Asllanin

27 janar 2026 | 14:06

Pasi ka refuzuar largimin nga futbolli italian, skuadra e Genoas po insiston në transferimin e mesfushorit të Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Në fakt, thuhet se Genoa shihet favorit për Asllanin, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Daniele De Rossi që po e sheh 23-vjeçarin si përforcim ideal për mesfushën.

Asllani para fillimit të këtij sezoni u huazua te Torino, ekip që nuk po llogarit në shërbimet e tij pasi tashmë ka njoftuar Interin për ndërprerjen e marrëveshjes.

Tek Interi po kërkojnë ekip për Asllanin, i cili deri më tani ka refuzuar skuadrat nga Franca, Spanja e Turqia, duke preferuar qëndrimin në Itali.

Genoa është gati për një lëvizje në momentet e fundit të afatit kalimtar, ndonëse situata e Asllanit po monitorohet edhe nga Fiorentina, Sassuolo e Parma.

Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 16 paraqitje me Torinon në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre zyrtarë të komunës së Prishtinës janë shoqëruar në stacion…