Gerrard nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Rangers

09 tetor 2025 | 15:51

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, e ka lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në stolin e Rangersit, pas shkarkimit të trajnerit Russell Martin nga drejtuesit e klubit skocez. Në një intervistë për podkastin “Rio Ferdinand Presents”, Gerrard ka pranuar se deri më tani nuk ka qenë i gatshëm për t’u rikthyer në trajnim, por nuk e përjashton këtë mundësi në të ardhmen e afërt.

“Nuk kam qenë gati, sepse nuk e kam pasur ekipin tim të plotë të trajnerëve. Edhe koha nuk ka qenë e duhura. Vajza ime sapo ka pasur një foshnjë, dhe unë sapo jam bërë gjysh. Nuk kam qenë gati, as unë e as stafi im”, ka thënë Gerrard.

Megjithatë, ai ka theksuar se është i hapur për sfidën e radhës, nëse vjen oferta e duhur. “Nëse vjen thirrja e duhur, nga klubi i duhur dhe në momentin e duhur, do ta marr atë sfidë, sepse është pjesë e imja”, ka thënë Gerrard. Ish-trajneri i Rangersit e kishte udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion të Skoci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nenad Rashiq, deputet nga komuniteti serb, ka njoftuar se pas…