Gërvalla në takimin e ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit

08 tetor 2025 | 13:52

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 8 dhe 9 tetor, në Belfast të Irlandës së Veriut, me pjesëmarrjen edhe të Sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Takimi i Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.

Në fokus të diskutimeve të këtij viti janë temat e sigurisë dhe zhvillimit rajonal si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit përballë sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Gjatë punimeve të këtij procesi, ministrja Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, mbetet nisma qendrore për bashkëpunim politik, ekonomik dhe shoqëror mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është…