
Gëzuar ditëlindjen mik, bashkëluftëtar dhe vizionar i lirisë, Kadri Veseli!
Nga: Hisen Berisha
Në çdo etapë të historisë sonë të afërt, ke qenë aty ku është marrë përgjegjësia më e madhe për vendin; emri yt është lidhur me përpjekjen për çlirim, liri, shtetformim dhe forcim të institucioneve të Kosovës.
Si një nga organizatorët qendrorë të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe drejtues i Shërbimit Inteligjent të Kosovës në periudhën më të ndjeshme, ti ishe ndër themeluesit e sigurisë së brendshme dhe strategjisë së mbijetesës së luftës. Pra, ishe pjesë e atij brezi që nuk bëri kompromis me lirinë.
Si Kryetar i Kuvendit, si lider i PDK-së, por mbi të gjitha si gardian i vlerave të shtetit të Kosovës, përfaqësues i vlerave të lirisë në institucionet e shtetit, ti vazhdove betejën për drejtësi dhe zhvillim, me të njëjtin përkushtim në mbrojtjr të idealeve që na bashkuan në luftë: lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për shtet.
Sot, në përballje me një sfidë tjetër – të padrejtë, politike dhe të motivuar nga shpifjet e Raportit të Dick Martyt, KE, dhe aktorëve që duan ta rishkruajnë historinë tonë – Me dinjitet, qetësi dhe vendosmëri, po përballesh me sfidën e radhës – jo për veten tënde, por për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë liri, për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të drejtën tonë për liri, dhe të vërtetës së popullit tonë.
Në këtë ditëlindje, nuk je vetëm. Je me ne – me bashkëluftëtarët e tu, me popullin tënd, me çdo qytetar që beson në drejtësi, në të vërtetën dhe në sakrificën që nuk zbehet nga asnjë sallë gjyqi.
Beteja jote është edhe e jona. Liria nuk akuzohet! Historia nuk gjykohet. E vërteta nuk zbehet.
Urime ditëlindjen, Kadri Veseli!