GIBELINËT DHE GUELFËT SHQIPTARË

30 maj 2025 | 22:38

Isuf Sherifi 

Në Italinë e Mesjetës, Gibelinët dhe Guelfët, ishin dy grupime armiqësore, të ndara brenda Pernadorisë. Gibelinët (Vaiblingët) ishin përkrahës të perandorit, ndërsa Guelfët (Velfët) mbështetnin politikën e papatit.

Në varësi të pushtetit të momentit në komunat italiane, përkrahësit e njërës apo tjetrës palë dëboheshin nga qyteti. Kjo luftë e tyre vazhdoi deri në Mesjetën e vonshme, dhe shpesh përfaqësohej nga grupe të ndryshme brenda një komune italiane, të cilat qëndronin në armiqësi të hapur me njëra-tjetërn.

Viktimë e kësaj politike ishte edhe Dante Alighieri, të cilit – sipas burimeve – pos që i qe djegur shtëpia, edhe qe detyruar të largohej në exil. Që të mos hamendësohej të kthehej, ai në mungesë qe dënuar me vdekje.

E sot, nëse shikojmë se si sillen partitë politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e më gjerë, duket sikur janë në mesjetën italiane të Gibelinëve dhe Guelfëve.

Uroj që kjo «mesjetë shqiptare» të mos zgjasë sa ajo italiane e Gibelinëve dhe Guelfëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit…