Giggs: Unitedit i duhen nëntë apo dhjetë blerje

13 maj 2025 | 16:00

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka komentuar me shqetësim situatën aktuale të ish-klubit të tij, duke theksuar nevojën urgjente për ndryshime të thella në skuadër.

Në një intervistë për Webby & O’Neill, ai u shpreh se “Djajtë e Kuq” kanë nevojë për 9 ose 10 përforcime, edhe pse e pranon se kjo është e pamundur për t’u realizuar në një merkato të vetme.

“Na duhen nëntë ose dhjetë lojtarë. Nuk do t’i marrim të gjithë këtë verë, por ky është realiteti me të cilin përballemi”, tha ai.

Giggs vlerësoi dy emra të përfolur për një transferim të mundshëm te United: Liam Delap (Ipswich) dhe Matheus Cunha (Wolves). Ai beson se të dy do të përbënin një hap përpara për skuadrën aktuale.

“Të dy kanë përvojë në Premier Ligë dhe kanë treguar se dinë të shënojnë. Do të ishte padyshim një përmirësim. Kur në dhomën e zhveshjes vijnë lojtarë më të mirë, jo vetëm që motivohen tifozët, por edhe lojtarët aktualë”, theksoi Giggs.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo që po ndodh pas tragjedisë në Koçan është një…