Girona mund Barcelonën, Reali shpallet zyrtarisht kampion në La Liga

04 maj 2024 | 21:05

Reali i Madridit matematikisht kampion i La Ligas, për herë të 36-të në histori, katër javë para fundit të kampionatit. Los Blancos morën një dhuratë nga Girona, që shkatërroi 4-2 Barcelonën.

Katalanasit kanë zbritur në vendin e tretë me 73 pikë, një më pak se Girona. Pra në katër javët e fundit gara mbetet e hapur mes Gironas dhe Barcelonës për vendin e dytë.

Për herë të parë në histori, Girona siguron kualifikimin në Champions. Reali ndërkohë fiton titullin e 3-të në 5 sezonet e fundit, dhe ka 36 tituj, teksa në Evropë vetëm Juventus ka këtë shifër nga kampionatet kryesore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëndija e ka mposhtur Shkupin, me rezultat 2-0, në derbin…