Gjakova me dy aktivitet të rëndësishme për fundvit

27 dhjetor 2018 | 16:53

Komuna e Gjakovës është duke e përmbyllur vitin 2018 me dy aktivitete shumë të rëndësishme sa i përket jetës kulturore e sportive.

Koncerti i Ansamblit të Qytetit dhe Shpallja e Sportistit të vitit, janë dy aktivitetet që do ta përmbyllin një vit të suksesshëm për Gjakovën.

Në një konferencë për medie, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Saranda Hyseni, ka thënë se kjo drejtori në bashkëpunim me punëtorët më të mirë kulturorë e sportivë kanë përgatitur programet më të mira të mundshme për këto dy aktivitete.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve si dhe të gjitha ngjarjeve tjera të komuna po organizon me rastin e festave të fundvitit.

Koncerti Festiv i Ansamblit të qytetit mbahet sot (e premte) më 28 dhjetor, ndërsa ceremonia e shpalljes së sportistit të vitit mbahet një ditë më vonë më 29 dhjetor.

Të dy aktivitetet mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe fillojnë prej orës 19:00.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka…