
Gjashtë medalje në Turqi, Krasniqi pret delegacionin e kick-boksit
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi ka pritur delegacionin e kick-boksit të Kosovës, pas suksesit të arritur në Kupën e Botës “Wako Turkish Open”, ku fituan gjashtë medalje, prej tyre dy të argjendta dhe katër të bronzta.
Presidenti Krasniqi përgëzoi garuesit, trajnerët dhe federatën për suksesin e arritur, duke i inkurajuar që të vazhdojnë të punojnë dhe t’i sjellin vendit edhe medalje nga garat tjera ndërkombëtare. Kryetari i Federatës së Kick-Boxit të Kosovës, Fatmir Makolli, duke falënderuar të parin e KOK-ut për pritjen, foli për sfidat dhe arritjen e garuesve, për të cilët tha se janë e ardhmja e kick-boksit në Kosovë.
Para kësaj gare, të mbajtur në Antalia të Turqisë, Makolli u zgjodh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Mesdhetare të Wako Kick-Boksit.