Gjashtë të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Leshan të Pejës

04 maj 2025 | 21:19

Gjatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në fshatin Leshan të Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Leshan-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj…