Gjatë ditës dje Osmani aprovoi sulmet e VV-së ndaj Kushtetueses, në mbrëmje organizoi aktivitet kulturor me ambasadorët

10 shtator 2025 | 21:22

Ditën e djeshme, presidentja Vjosa Osmani dha sinjale aprovimi ndaj sulmeve verbale të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes kundër Gjykatës Kushtetuese, ndërsa gjatë mbrëmjes organizoi një aktivitet kulturor ku ftoi ambasadorë të huaj. Për këtë aktivitet shpërndau pamje sonte në profilin e saj në Facebook.

Osmani, krahas videos ka shkruar se aktiviteti në fjalë u bë “për ta promovuar potencialin e jashtëzakonshëm të tokës sonë, në vreshtat e begata të Rahovecit, aty ku çdo hardhi e çdo gotë verë rrëfen historinë e punës së palodhur të brezave”, shprehet Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka…