Gjenden mallra kontrabandë në një depo në veri

15 shtator 2021 | 12:05

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut.

“Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Mallrat e kontrabanduar që u zbuluan nga autoritete kosovare:

Miell – 1.6 ton

Birra – 1000 litra

Pije te gazuara 1500 litra

Vaj ushqimor – 370 litra

Lëngje 500 litra

Filtera cigaresh 160000 copë

Ujë– 1000 litra

“Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore në Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.T.P “Ternava” shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me nr.…