
Gjendet i groposur një trup në Lipjan, dyshohet për vrasje të rëndë
Në fshatin Baicë të Lipjanit sot është gjetur i groposur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se bazuar në rrethanat fillestare dyshohet për vrasje të rëndë.
Trupi është dërguar për autopsi dhe identifikim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedural ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht, hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, ka deklaruar Ahmeti.