
Gjendet një mjet shpërthyes në Qafë Prush
04 maj 2025
| 23:15
Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në pikën kufitare Qafë Prush të Gjakovës, në afërsi të kufirit Kosovë–Shqipëri.
Kështu bëhet e ditur nga burimet, të cilat thonë se rasti është identifikuar nga zyrtarët policorë kufitarë, të cilët kanë hasur në mjetin e dyshimtë gjatë kontrollit të zonës.
Menjëherë janë aktivizuar njësitë relevante, të cilat janë duke u merr me rastin.
Aktualisht, ekspertët janë në vendin e ngjarjes, duke analizuar përbërjen dhe rrezikshmërinë e mjetit të dyshuar shpërthyes, ndërsa Prokuroria është njoftuar për rastin.