
Gjenerali Hisen Berisha i jep mbështetje për asamblenë komunale të Gjakovës, veteranit politik të PDK-së, Kujtim Dulës
Ish-deputeti dhe Gjenerali Hisen Berisha ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së, Kujtim Dula, në garën për Asamblenë Komunale të Gjakovës. Në hapjen e fushatës, Berisha ka vlerësuar përvojën e gjatë të Dulës si Drejtor i Zyrës së Punësimit dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.
Njoftimi i plotë i Berishës:
Sot, më 12 shtator 2025 – dita e parë e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit – isha i nderuar nga ftesa, që kafen e mëngjesit ta pijë bashkë me mikun tim Kujtim Dula, veteran politik, themelues i PDK-së, hero me ditarë për shumë vite, zyrtar i lartë në administratën shtetërore, që pothuajse të gjithë ne, qytetarët e Gjakovës me rrethinë, ia kemi pasur nevojën dhe na ka ofruar ndihmë të karakterin social, punësime dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Kujtim Dula është kandidat për asambleist në Komunën e Gjakovës. Është ndër kandidatët me përvojën më të gjatë si Drejtor i Zyrës së Punësimit, në punën me njerëz, dhe që i ka njohur e trajtuar nga afër nevojat e qytetarëve të komunës sonë.
Përkrahja dhe vota për z. Kujtim Dula – 7, është kthim i borxhit dhe i nderit.