Gjergj Beka, kandidat për kryetar të Mitrovicës nga AKR

08 qershor 2025 | 22:20

Kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka, pritet t’i hyjë garës për kryetar të Mitrovicës.

Burime të “Jepi zë” brenda AKR-së, kanë bërë të ditur se Beka ka marrë përkrahjen e presidentit Behgjet Pacolli.

Sipas këtij burimi, Pacolli i ka garantuar përkrahjen e nevojshme si për Bekën, ashtu edhe për listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale.

Ndryshe, Beka ka disa vite që është asamblist dhe ka pasur pozita të ndryshme në komunë dhe në qeveri. Ai njihet edhe si mik i afërt i Pacollit, pasi që nga themelimi i partisë i ka qëndruar besnik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni,…