Gjermani: Çmimet e energjisë bien me 5 për qind që nga janari

26 maj 2025 | 13:07

Çmimet e energjisë për konsumatorët privatë në Gjermani kanë rënë me rreth pesë për qind që nga fillimi i vitit 2025, sipas një analize të publikuar së fundmi nga portali krahasues “Verivox”, shkruan “The Local”.

Një familje mesatare me tre anëtarë aktualisht paguan mesatarisht 5 173 euro në vit për energji – që përfshin elektricitetin, ngrohjen dhe karburantin – krahasuar me 5 442 euro në janar. Kjo nënkupton një ulje prej 269 eurosh në vit.

Sipas ekspertit të energjisë në “Verivox”, Thorsten Storck, ky lehtësim i lehtë për konsumatorët është rezultat i një ekonomie globale të dobët, që ka ndikuar në uljen e kërkesës dhe çmimeve të tregut.

Megjithatë, Storck thekson se kostot e energjisë mbeten dukshëm më të larta sesa para krizës energjetike në vitin 2022 – mbi 25 për qind më shumë krahasuar me nivelet para-krizës, transmeton “albinfo.ch”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar në Gllogjan për…