
Gjermania ndan 5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
28 maj 2025
| 16:01
Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë ka njoftuar se vendi do të ofrojë një pakete ndihme ushtarake për Ukrainën.
Përderisa është zhvilluar një takim i presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky me kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe zyrtarë të lartë në Berlin, ka ministria njoftuar për paketë 5 miliardë euroshe për Ukrainën.
Sipas “Reuters”, në deklaratën e dhënë, ministria ka theksuar sulmet ajrore ruse, “me shumë civilë të vrarë dhe të plagosur, si dhe shkatërrimin masiv të infrastrukturës civile në veçanti”.
Është bërë me dije se ndihma do të financohet nga fondet që tashmë janë miratuar nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë.