Gjesti flet për herë të parë pas vdekjes së vëllait: Zgjodha të jem pranë familjes…
Gjesti ka folur për herë të parë publikisht pas tragjedisë familjare që pësoi me humbjen e vëllait të tij, Eldionit.
Përmes një mesazhi zanor (voice message) të dërguar në kanalin e tij zyrtar me fansat në Instagram, artisti ka gjetur forcën për të komunikuar me ndjekësit e tij besnikë.
Në këtë mesazh mjaft emocional, Gjesti ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë kësaj kohe të errët. Ai falënderoi secilin prej tyre për mesazhet motivuese, dashurinë e pakursyer dhe dhuratat që i kanë dërguar si shenjë solidariteti në këto ditë të vështira.
Gjesti u shpreh se u ndjehej borxhli fansave për t’u dërguar një mesazh falënderimi, duke thënë: “Ja u kom pas borgj ni mesazh juve të parve për krejt dashnin që ma keni jep.”
Lajmi që ka gëzuar fansat më së shumti është konfirmimi i rikthimit të tij. Gjesti bëri të ditur se në janar të vitit 2026 do t’i rikthehet zyrtarisht muzikës. “Shumë shpejt shihemi dhe dëgjohemi,” përfundoi ai, duke treguar se muzika do të jetë mënyra e tij për të nderuar kujtimin e vëllait dhe për të vazhduar rrugëtimin me forcën e publikut.
A post shared by GJESTI (@gjestt)



