Gjiganti anglez po përgatitet ta paguajë klauzolën e Araujos

13 maj 2025 | 11:23

Manchester United ka marrë një vendim të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e Ronald Araujos.

Gjiganti anglez është gati të ofrojë  65 milionë euro për mbrojtësin të paguar klauzolën e mbrojtësit të Barcelonës.

Në “Old Trafford”, Araujo shihet si lideri i ardhshëm i mbrojtjes, një element kyç për të forcuar një mbrojtje që ka pasur vështirësi gjatë gjithë sezonit.

Interesi i United nuk është i ri, por këtë herë vjen me një ofertë konkrete që mund të vendosë në siklet klubin katalanas, i cili po përballet me probleme financiare.

Edhe pse Barcelona refuzoi ofertat për Araujon në janar, këtë verë situata mund të ndryshojë, pasi drejtuesit po mendojnë të përfitojnë nga vlera e tij për të përmirësuar bilancin.

Ndërkohë, edhe Bayern Munich ka shfaqur interes për lojtarin, por pa qenë në gjendje të përballojë një ofertë të nivelit të United, çka mund t’i vërë në disavantazh në këtë garë.

26-vjeçari është një nga asetet më të vlefshme të Barcelonës dhe katalunasit me 65 milionë euro të fituara nga shitja e tij do t’i jepnin fund krizës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi është duke planifikuar një goditje të madhe në…