
Gjiganti rumun ofron 500 mije euro për Gallapenin
12 qershor 2025
| 13:17
Pas Drilon Hazrollajt, skuadra nga Rumania, Rapidi i Bukureshtit po synon një tjetër futbollist nga Superliga e Kosovës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Dion Gallapenin e Prishtinës, kanë njoftuar mediumet rumune të enjten.
Madje, thuhet se Rapidi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për 20-vjeçarin, që ka paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës.
Për transferimin e Gallapenit këtë verë, mësohet se Rapidi ka ofruar hiq më pak se 500 mijë euro dhe është në negociata të avancuara me Prishtinën, ekip me të cilin mbrojtësi i talentuar ka kontratë.
Javë më parë, Rapidit në përgatitje iu bashkua edhe sulmuesi i krahut, Drilon Hazrollaj për të cilin thuhet se i kushtoi ekipit rumun 900 mijë euro.