Gjilani distancohet nga sulmi ndaj gjyqtarit

23 tetor 2019 | 23:18

Gjilani e ka distancuar veten nga sulmi fizik i kryer sot kundër gjyqtarit anësor Meriton Berisha gjatës ndeshjes së Superligës ndaj Llapit të mërkurën, duke kërkuar falje dhe duke u zotuar se do të marrë masa për parandalimin e rasteve të ngjashme të dhunës.

Berisha u sulmua fizikisht nga persona ende të panjohur menjëherë pas fitores së Gjilanit 3:0 kundër Llapit të mërkurën pasdite në Gjilan. Sulmi ndaj gjyqtarit anësor u konfirmuar edhe nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes.

“Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës ndaj Llapit”, thuhet në reagimin e Gjilanit.

“Klubi dënon ashpër aktet e dhunës të cilat nuk i takojnë dhe nuk i ngjanë as për së afërmi kulturës së mikpritjes ndër vite. Ne si klub jemi kategorikisht kundër ç’do akti të dhunës në stadiumet tona dhe se dhuna nuk është mjet i joni për arritjen e qëllimeve të klubit”, thuhet tutje në reagim.

Gjilani u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë ta hetojnë rastin, duke u zotuar se do të marrë masa për parandalimin e rasteve të tilla të dhunës.

“Ne ftojmë organet e drejtësisë të merret me rastin dhe presim që të zbardhet sa më parë. Gjyqtarit në fjalë, komunitetit të gjyqtarëve dhe gjithë opinionit sportive u kërkojmë falje për këto skena të pahijshme dhe premtojmë se do të marrim gjitha masat e duhura që të mos ndodhin asnjëherë tjetër”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka fituar 2 me 0 përballjen me Dortmundin në…