
Gjilani e shkatërron Ramiz Sadikun në miqësore
12 janar 2021
| 16:46
Gjilani e mposhti Ramiz Sadikun me rezultat prej 5-0 në ndeshjen miqësore.
Futbollistët e drejtuar nga Bylbyl Sokoli kanë dominuar lojën në tërësi, duke arritur madje t’i konkretizojnë rastet dhe ta mbajnë portën e paprekur.
Tre gola ka shënuar sulmuesi i rikthyer nga lëndimi, Tomislav Busiq, ndërsa nga një gol tjetër e shtuan Darko Nikaç dhe Tomislav Sorsa. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.