Gjimnastet nga Kosova nisen për Slloveni

23 tetor 2019 | 20:16

Federata e Gjimnastikës e Kosovës nga data 25 deri më 28 tetorë 2019 do të prezentohet në turneun ndërkombërar në Maribor të Sllovenisë me 13 gjimnast-e, dy trajner për femra dhe meshkuj si dhe një zyrtarë. Garat janë nga Gjimnastika Artistike për femra dhe meshkuj.

Gjimnastët e Përfaqësueses së Kosovës, të udhëhequar nga trajnerët Sherife Aliqkaj-Qerimi, Shkumbin Maqastena dhe zyrtari i kësaj Federate, Bujar Zatriqi, kanë udhëtuar pak çaste më parë për në Maribor të Sllovenisë.

Në qytetin slloven gjimnastet do të marrin pjesë në garën internacionale Šalamunov Memorial 2019.
Nga klubet e Gjimnastikës në Kosovë janë përzgjedhur: Bora Hoti, Vilëza  Zeqiri, Valëza Rama, Altina Krasniqi, Regjina Shala, Elena Mangjolli, Diella Latifaj, Viera Gërguri, Elion Vitia, Elvis Çitaku, Ermal Hyseni, Dite Behluli dhe Alfredo Vincenzo. Ekipi kosovar do të qëndrojë në Slloveni deri më 28 tetor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Kadare ishte në Seul të Koresë së Jugut, ku…