
Gjimshiti nuk largohet nga Atalanta
22 qershor 2025
| 17:56
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti nuk do të largohet nga skuadra e Atalantas në këtë afat kalimtar të verës.
Mbrojtësi do të mbetet pjesë e ekipit italian edhe sezonin 2025/26, pasi vlerësohet si shtyllë e rëndësishme.
Në fakt, Atalanta ka refuzuar ofertën për Gjimshitin, i cili kërkohej me ngulm në Katar duke bërë me dije se llogarit shumë në mbrojtësin e Shqipërisë.
Gjimshiti është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në Serie A dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për Atalantan, ekip që edhe sezonin e ri do të paraqitet në Ligën e Kampionëve.
32-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin e ardhshëm, ndërsa sezonin e fundit pati 2 gola e po aq asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat.