Gjini: VV-JA ka fituar në Gjakovë – i uroj qytetarët dhe fituesit

14 shkurt 2021 | 22:29

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Gjakovë në zgjedhjet parlamentare.

Në një lidhje direkte në “Klan Kosova”, ai i ka uruar qytetarët dhe fituesit e zgjedhjeve.

“VV ka fituar në Gjakovë, i uroj qytetarët e komunës së Gjakovës për zgjedhjen që e kanë bërë. AAK-ja i ka deri diku deri 10 mijë vota deri tani. Në komunë unë punën do ta vazhdoj ashtu si kam punuar deri më tani. Po duket se fitorja e VV-së është më thellë sesa kemi pritur – qytetarët vendosin sepse vota është e tyre”, u shpreh Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se në bazë…