Gjithçka këtu është e helmuar ajri, uji dhe toka – Ambasadori Rohde alarmon me një vizitë në deponinë e Mirashit
25 shkurt 2025
| 20:46
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka vizituar deponinë e mbeturinave në Mirash, ku u informua nga Kompania Kosovare për Menaxhimin e Deponive, GIZ-i dhe KfW për sfidat në lidhje me këtë deponi.
Nga institucionet bëhet e ditur se u tha se Deponia e Mirashit është jashtë kontrollit dhe menaxhimi i dëmeve është prioritet.
“Ka një deponi në Mirash dhe është vend i humbur….”, nis përshkrimi krahas videos së publikuar, ku shihet edhe ambasadori Rohde teksa shikon deponinë nga afër.



