Gjoshi i PDK-së: Presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja

31 tetor 2025 | 21:08

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, pas takimit të Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se vendimi për këtë duhet të merret sa më shpejt nga ajo.

“Presidentja nuk ka nevojë të mandatojë sërish një subjekt politik që para disa ditësh u vërtetua se është larg shumicës prej 61 deputetësh, të domosdoshme për formimin e Qeverisë, por duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja.

Çdo veprim tjetër, përveç shpalljes së zgjedhjeve, është shërbim ndaj agjendës politike të një uzurpatori që tashmë më shumë se 200 ditë po qëndron jashtëligjshëm në Qeveri.

Shpallja sa më e shpejtë e zgjedhjeve – më së voni në javën e parë të nëntorit – është vendimi i duhur që do t’i siguronte vendit një Qeveri të re në janarin e vitit 2026 dhe do të garantonte funksionimin e institucioneve shtetërore”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, në EURO n’T7…