
Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Prishtinë
22 korrik 2025
| 11:32
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 00:20, ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjarë, në fshatin Mramor, në Prishtinë.
:Njësitë policore të kryeqytetit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur prova se kishte gjuajtje me armë. Hetuesit policor të kryeqytetit kanë siguruar prezencën e të dyshuarit F.A, 66 vjeç, i cili i ka dorëzuar armët”, thuhet në njoftim.
Në koordinim me prokurorin ndaj tij është iniciuar rast për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.